Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të SHISH Helidon Bendo. Rama tha se Bendo ka dorëzuar dorëheqjen pasi po vazhdon studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, në SHBA.
Rama shton se Bendo do vazhdojë të jetë këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.
REAGIMI
Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.



