58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me tre plumba në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë banesës së tij në Vlorë. Gazetarja Ariola Hasnaj në një lidhje me skype nga Vlora për edicionin e lajmeve në MCN Tv dha të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ajo bën me dije se Hoxhaj është qëlluar me tre plumba nga një distancë e afërt, ndërkohë që ka qenë bashkëjetuesja që lajmëroi policinë. “Prej 5 vitesh punonte si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në trup, nga një distancë shumë e afërt. Policia është lajmëruar nga bashkëjetuesja e viktimës, që ka dëgjuar të shtëna. Sipas burimeve policore Hoxhaj nuk rezulton të ketë qenë emër i njohur për drejtësinë, megjithatë hetuesit po hetojnë të kaluarën e tij po verfikikojnë të kaluarën, nëse ka pasur konflikte të fshehta, apo ka qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal në Vlorë. Në lagje mund të futesh përmes një rruge të ngushtë, e cila është e frekuentuar nga banorët, sepse ka një kompleks pallatesh”.



