Legjenda e arteve marciale, Hiroyuki Sanada pjesë e kastit të John Wick 4

Legjenda e arteve marciale, Hiroyuki Sanada pjesë e kastit të John Wick 4

Kastit të filmit “John Wick”, pjesës 4,  i është shtuar dhe aktori i njohur i filmit “Mortal Kombat”, Hiroyuki Sanada, i cili do të luajë me Keanu Reeves, Donnie Yen, Laurence Fishburne, Shamier Anderson dhe Bill Skarsgård.

Aktori me origjinë japoneze ka luajtur në më shumë se 55 filma, ku së fundmi ishte pjesë e “Army of the Dead” dhe “Mortal Kombat” në Netflix.

Ai gjithashtu njihet për rolin e tij si Musashi në filmin “Westworld” në HBO.

Deadline raportoi se Sanada “është i njohur në Japoni për rolin e tij në krijimin e yjeve të “The Twilight Samurai”.

Duke admiruar prej kohësh Hiroyukin si aktor dhe interpretues të arteve marciale, jam i entuziazmuar dhe i nderuar që ta mirëpres në familjen e John Wick., tha regjisori Chad Stahelski.

Lajmi vjen disa javë pasi u njoftua se ylli i “Ip-Man”, i njohur për filmat me arte marciale, Donnie Yen i ishte bashkuar John Wick, në rolin e një miku të vjetër të Wick që ndajnë të njëjtën histori dhe kanë armiq të përbashkët.

Ndërkohë Brobible raporton se ka zëra se Wesley Snipes mund t’i bashkohet kastit në rol dytësore, por megjithatë me apo pa Snipes, pjesa e katërt e John Wick do të ketë aktorët më të ndjekur ndonjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy