Rikthehet tmerri i përdhunimeve në Indi, protesta në të gjithë vendin

Rikthehet tmerri i përdhunimeve në Indi, protesta në të gjithë vendin

Vdekja e një vajze të re, viktimë e përdhunimit, ka shkaktuar një valë të re protestash në të gjithë Indinë. Vajza 19-vjeçare vdiq këtë mëngjes në të gdhirë, në një spital në New Delhi, ku po luftonte për jetën, me dëmtime shumë të rënda pas sulmit të pësuar në 14 shtator në Hathras, një zonë rurale e Uttar Pradesh.

Vajza, emri i së cilës, siç kërkohet nga ligji indian, nuk u bë i ditur, u gjet duke vdekur në një fushë, ku kishte shkuar për të prerë bar dhe për të kullotur bagëtinë: ajo ishte në një pellg gjaku, me gjuhën e prerë dhe shtyllën kurrizore të thyer.

Këtë mëngjes, policia e Uttar Pradesh njoftoi se kishte arrestuar katër burrat e raportuar nga viktima në një nga momentet e rralla të kthjelltësisë gjatë shtrimit në spital.

Vajza i përkiste një familje Dalitësh, të dëbuar, të njohur dikur si paria: vëllezërit e saj i thanë medias se fshatarët e kastës së lartë zakonisht i keqtrajtonin me kërcënime dhe sjellje agresive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy