Mariglesti, artisti i skulpturave prej polisteroli: Një punim me përmasa 7 metër e kam bërë për dy muaj

Mariglesti, artisti i skulpturave prej polisteroli: Një punim me përmasa 7 metër e kam bërë për dy muaj

Mariglest Memajdini, është skulptori nga Përmeti, që ka pasion të veçantë krijimin e skulpturave me material prej polisteroli.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, artisti Memajdini, tha se ka zgjedh këtë material për faktin se është më pak i rëndë dhe se më i shpejt për tu punuar krahasuar me materialet tjera në proces realizimi.

Figurat që kam sjellë në studion e programit, janë kryesisht më material polisteroli, sepse është material më praktik dhe më i thjeshtë për tu punuar. 

Te materialet tjera janë është proces më i ngadaltë, duhet derdhur materiali riprodhohet dhe është proces më i gjatë dhe më i kushtueshëm.

Artisti i skulpturave prej polisteroli, thotë se pasioni për skulpturën lindi që i vogël kur spikati me talentin për pikturën.

Pasioni im ka lindur që kur isha i vogël, më ka pëlqyer të pikturoj, dhe me baltë krijoja gjëra dhe më vonë u futa në kurs pikture, për të vazhduar me liceun dhe më Universitetin e Arteve, duke u përqendruar më shumë në linjën e skulpturës.

Duke qenë se këtë e kam pasion dhe profesion bashkë, domosdoshmërisht duhet të përshtatem me tregun, tregu me ne, dhe kështu marrim një të mesme.

Skulpturën me të madhe me përmasa që e kam bërë ndonjëherë ka qene 7 metra, dhe kemi punuar me një skulptor tjetër për rreth 2 muaj e gjysmë , kohë e shpejt kjo, duke ditur që skulptura të merr kohë.

Çmimi i luanit që kam sjellë këtu shkon psh.,deri në 1200 € , do të thotë varet nga punimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy