
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka akuzuar për tradhti zyrtarët që kanë dorëzuar në Turqi gjashtë shtetasit turq, duke shtuar se ata besëprerë mund të shesin edhe kokën e kryeministrit.
Deklaratën e fortë Imzot Gjergji e bëri gjatë meshës së pashkëve në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ndërsa gjatë javës, Agjencia Kombëtare e Inteligjencëska arrestuar pesë drejtues të shkollave “Mehmet Akif” dhe një doktor në Kosovë dhe i dëboi ata në Turqi. Ata kërkoheshin për akuzën se ishin pjesë e grupit të Fethullah Gulen, që Erdogan pretendon se ishte pas grushtit të shtetit të dështuar në korrik 2016.



