Përshëndetja e postuar në Tuiter lë pa punë gazetarin e CNN-it

Përshëndetja e postuar në Tuiter lë pa punë gazetarin e CNN-it

Një postim në Tuiter i ka kushtuar vendin e punës një prej gazetarëve të rrjetit amerikan CNN.

Gjiganti amerikan i lajmeve ka nisur praktikën e pushimit nga puna ndaj Jeff Lord, për shkak të një përshëndetjeje naziste që ky i fundit postoi në rrjetin social. Postimi i gazetarit Lord ishte në fakt një përgjigje për Angelo Carusone, president i grupit “Media Matters for America”,organizatë që minotoron dezinformimin në SHBA. "Sieg Heil" ka qenë përshëndetja e Lord, e cila ka sjellë si pasojë largimin e tij nga puna.

Pasi lajmi për largimin e tij u bë publik, Lord tha se e respekton vendimin e CNN, pavarësisht se nuk është dakord me të. Ai u shpreh se përshëndetja e postuar në Tuiter ka pasur më shumë karakter ironic ndaj “Media Matters”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy