Emisioni “Xhadat” trajtoi rastin e qytetarit Qazim Gjoni nga Kruja i cili kishte marrë një kredi tek Shoqëria “Opportunity Albania” Sh.a që më vonë u quajt NOA.
Këtë shumë qytetari e ka likuiduar tërësisht në vitin 2018, por 15 vjet pas shlyerjes së kredisë ai lajmërohet shkresërisht nga përmbaruesi privat gjyqësor, Fatos Alimadhi për vendosjen në ekuestro preventive të pronës së tij për shkak të një debie prej 750 000 që rrjedh nga moslikujdimi i kredisë së marrë nga ana e tij.
Qytetari këtë debi e ka të likuiduar ku disponon edhe dy dokumente që e vërtetojnë këtë. Emisioni Xhadat së bashku me qytetarin Qazim Gjoni u interesuan tek Microcredit Albania si dhe tek Noa, ku pas denoncimit këto dy institucione i vunë në dispozicion dokumentat ku zotërisë Qazim Gjoni thuhet se ankesa e qytetarit është e drejtë dhe gjithashtu janë marrë masat e mëtejshme për të korrigjuar këtë fakt dhe si rrjedhojë ju rezultoni me detyrim të likujduar pranë insitucionit tonë.
Në dokumentin që qytetari mori nga Micro Credit drejtuar Bankave të nivelit të dytë thuhet se është dhënë një urdhër për heqje sekuestro koservative mbi pasuritë e paluajtshme të debitorit.
Urdhëroi heqjen e sekuestros konservative në llogaritë depozitat apo kredi tek të tretët në emër të palëve debitore Qazim Bajram Gjoni vendosur nga përmbaruesi gjyqsor Fatos Alimadhi për arsye se kreditori ka kërkuar pushimin e ekzekutimit të Kodit të procedurës Civile.
Në dokumentin e dytë drejtuar Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria vendore Krujë. Urdhëroj: Lirimin nga masa e sekuestros konservative të sendeve të paluajtshëm në bashkëpronësi të palës debitore Qazim Bajram Gjoni të bllokuar më datë 30.01.2023 me “Urdhër për vendosjen e sekuestros konservative”vendosur nga përbaruesi gjyqsor Qazim Bajram Gjoni.



