
Një pjesë e të vrarëve ditën e shtunë në kryeqytetin e Afganistanit Kabul janë varrosur ditën e sotme, ndërkohë që të afërmit e viktimave të tjera janë ende në kërkim të trupave.
Më shumë se 50 persona humbën jetën nga shpërthimet që ndodhën teksa studentët po largoheshin nga shkolla, ndërsa raportohet se shumica prej tyre ishin vajza.
Deri më tani askush nuk e ka pranuar autorsinë e vrasjeve në zonën e cila është goditur shpesh nga sulmet e militantëve islamikë sunitë.Zyrtarët e qeverisë afgane fajësuan militantët talibanë për sulmin, por grupi mohoi çdo përfshirje.



