Rama: Marrëveshja jonë shkon përtej 25 qershorit, me Bashën do të kem takime periodike

Rama: Marrëveshja jonë shkon përtej 25 qershorit, me Bashën do të kem takime periodike

Në komunikimin javor të djeshëm, kryeministri Edi Rama sqaroi marrëveshjen e arritur mes tij dhe kreut të opozitës. Rama tha se marrëveshja nuk është një koalicion kundër partive të vogla dhe shtoi se dialogu me PD-në do të vijojë edhe përtej zgjedhjeve të 25 qershorit.

Rama tha se marrëveshja u jep fund krizave politike 27-vjeçare dhe se ministrat teknikë të opozitës do të jenë kujdestar për zgjedhjet.

“Kjo javë solli atë mbase vetëm unë e besoja në këtë qytet se ende mund të ndodhte; ngritjen e çadrës së frikës nga drejtësia dhe hapjen e bulevardit për Vettingun dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të të gjithëve. Si e qysh u arrit kjo marrëveshja është një libër më vete, kapitujt e të cilës janë ca më ndryshe nga çfarë është lexuar gjatë gjithë kohës të lajmeve dhe analizave të bëra në megjelisin mediatik. Debati në katundin politik dhe mediatik është fokusuar thjesht tek ndryshimet në qeveri dhe fakti që nuk është rihapur rruga e krijimit të koalicioneve. Ata që rendën t’i quajnë ndryshimet në qeveri pazare për tendera, koncesione dhe konfeksione janë po ata që klubet e katundit të politikës dhe medias i frekuentojnë për të kapur kocka”, tha ai.

Rama theksoi se konflikti i egër politik nuk do të jetë më një arsye për t’u bërë gazi i botës në sytë e Europës.

“Marrëveshja shkon përtej këtij fakti. Angazhimi i palëve përmban angazhimin për zgjedhjet si pjesë të angazhimit të mëtejshëm të mazhorancës dhe opozitës së dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit për të qenë së bashku në rrugën e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE. E thënë ndryshe, mos dakordësinë mes të dyja palëve në rrugën e bashkëjetesës demokratike nuk do të jenë më arsye për t’u bërë gazi i botës në sytë e Evropës ku për 27 vite jemi bërë sikur të ishim armiq me kombësi të ndryshme, si të ardhur nga shtete të ndryshme”, tha ai.

Kreu i qeverisë tha se takimet e tij me liderin e opozitës do të jenë periodike në funksion të ecurisë positive të vendit drejt integrimit.

“Marrëveshja përcakton detyrimin e ndërsjellë të palëve si vullnet për të institucionalizuar dialogun pozitë-opozitë pa pritur më miqtë e huaj që të bëjnë shkesin për të na ulur në tryezë. Tryeza e dialogut do të jetë e hapur jo vetëm kur gjërat shkojnë në zgrip. Periodikisht, kryetari i qeverisë dhe kryetari i opozitës do të takohen për të diskutuar për ecurinë e integrimin, për çështje te interesit kombëtar që duhen adresuar nga politika jonë e jashtme, për mirëkordinimin me faktorin politik shqiptar në rajon si dhe për punën e përbashkët që të përfshijë diasporën në jetën politike të vendit.

Zbatimi i saj na bën më në fund një shtet serioz në sytë e botës, por më shumë se kaq në mbrojtje të interesave të mëdha të vendit”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy