Ndeshjet e Kombëtares/ Si ia morën nga duart RTSH-së të drejtat e transmetimit

Ndeshjet e Kombëtares/ Si ia morën nga duart RTSH-së të drejtat e transmetimit

Ndonëse mbahet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, RTSH nuk arriti ta blejë të drejtën e transmetimit të përballjes së Kombëtares me Islandën. Ndeshja e luajtur më 6 qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve, u transmetua nga Digitalb, një platformë me pagesë që arriti të shtrihet përtej kategorisë “Free to air”.

MCN TV mëson detaje të marrëveshjes që siguroi Digitalb. Ky i fundit mësohet se i bleu nga UEFA të drejtat e Kombëtares për kategorinë “free to air”, së bashku me kategorinë “pay per vieë”.   

Kjo i dha mundësinë Digitalbit për të rikuperuar një pjesë të shpenzimeve duke nxjerrë në shitje pjesën free-to-air.

RTSH nuk ia doli t’i blinte këto të drejta për shumën prej 1.1 milion dollarë, gjë që arriti ta bënte TV KLAN, për një çmim që mbetet i panjohur.

Më herët, RTSH ka blerë ndeshjet e kombëtares kuqezi, të cilat janë transmetuar pa pagesë në televizionin publik.

Duhet theksuar po ashtu që RTSH si i vetmi televizion publik ka si mision transmetimin e eventeve të tilla, kombëtare.

Por kësaj here, RTSH dështoi si në tenderin për ndeshjet e Ligës së Kombeve, edhe në negociimin me fituesin e garës për të marrë prej tij të drejtat për transmetimet pa pagesë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy