Krijohet prezantuesja televizive robot në Kuvajt, ka tipare perëndimore

Krijohet prezantuesja televizive robot në Kuvajt, ka tipare perëndimore

Një prezantuese televizive virtuale, e animuar nga inteligjenca artificiale, u prezantua orët e fundit në Kuvajt, vendin e pasur me naftë të Gjirit.

Ajo quhet Fedda (“argjend” në arabisht) dhe shfaqet si një grua bionde, me sy të çelur dhe veshje perëndimore. 

Në një video të shkurtër, të postuar në kanalet sociale të faqes së lajmeve në gjuhën angleze Kuwait News, Fedda prezantohet si “spikerja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale”.

"Çfarë lloj lajmesh preferoni? Ne i dëgjojmë pikëpamjet tuaja!" thotë roboti femër, duke përdorur arabishten standarde dhe jo variantin e folur kuvajtian.

Në faqen e internetit të Kuwait News thuhet se Fedda do të jetë në gjendje të flasë në variantin lokal të arabishtes në të ardhmen

 “Fedda është një emër i lashtë popullor kuvajtian që do të thotë argjend... le të imagjinojmë se robotët janë prej metali”, shkruhet në faqen në anglisht.

Flokët e hapur dhe sytë e kaltër u zgjodhën për të "përfaqësuar të gjithë" në Kuvajt, një vend i banuar nga 60% nga të huajt. 

Por nga ky 60% i të huajve, 23% vijnë nga vendet e tjera arabe, 35% nga vendet aziatike, 1% nga vendet afrikane dhe vetëm 0.7% vijnë nga vendet perëndimore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy