Gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-zëvendësministrit ukrainas të Mbrojtjes, Oleksandr Mironyuk, u gjet një shumë e madhe parash, ekuivalente me një milion dollarësh kesh.
Midis parave të shfaqura në video, është e lehtë të identifikohen emërtimet e hryvnia-s ukrainase, ndërsa dollarët dhe eurot nuk janë të identifikueshme, të paktën në pamje të parë.
Kartëmonedhat ishin fshehur në divanin e shtëpisë së Mironyuk dhe u shfaqën para kamerës nga një hetues. Këto janë imazhe datojnë në gusht të vitit 2022, por janë zbuluar nga gazeta ukrainase Ukrayinska Pravda, e cila citon bashkëpunëtorë nga agjencitë e zbatimit të ligjit ukrainas.
Një rast që do të zbulohej nga hetimet në lidhje me mashtrimin e prokurimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe raste korrupsioni që kreu i zyrës së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, kishte premtuar se do të luftonte.
Ndërsa drejtësia ukrainase ndjek rrugën e saj, ka njerëz të tjerë të përfshirë në procedura të ngjashme, Oleksandr Mironyuk duhet të mbrohet ndaj akuzës së përvetësimit të parave në lidhje me blerjen e jelekëve antiplumb dhe municioneve të tjera.
Në kohën kur u gjetën paratë në banesën e tij, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes luante një rol kyç në drejtimin e departamentit të prokurimeve publike.
Një javë pas kontrollit, Myronyuk u mbrojt duke paraqitur një “dokument” në gjykatë, nëpërmjet një akti noterial, i cili tregonte se “mali me para” është në fakt një kredi e marrë nga Eleonora Duminsh, 86 vjeçe, banuese në Kharkiv.
Sipas disa investigimeve gazetareske, shkruan gazeta, “Duminsh ishte e afërme e një prej themeluesve të një kompanie Holding e cila ndër të tjera merret me prodhimin e pushkëve”.



