
Analisti Andi Tela i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se ka disa ditë që flitet për një negociatë mes mazhorancës dhe opozitës pasi sic flitet SHBA ka kërkuar një parlament funksional.
Sipas Telës mbetet për tu parë se cfarë do të negociojë opozita me mazhorancën, por megjithatë ekziston një ligj që do e bëjë jofunksional komisionet.
“Ka disa ditë që flitet për një negociatë mes mazhorancës dhe opozitës, mes Bled Çuçit dhe Bardhi. Duhet të kuptojmë momentin kur po ndodh kjo...kur PD e madhe është bashkuar. Ngjarja e fundit është që ambasadori i SHBA në detyrë shkoj te zyra e Nikollës dhe kërkoj një parlament funksional. Se ça është folur brenda dihet mes tyre. Kjo gjëja po ndodh kur Bardhi dhe Gjekmarkaj janë parë si nënkryetar. Duke qenë dy persona që ndërkombëtarët mund ti pranojnë si zëra të ndryshëm brenda PD, janë ndërmarrë negociatat. Se çfarë do kërkojë ky grupim nga mazhoranca do mbetet për tu parë. Kemi dhe një ligj tani që e bën të pamundur funksionon e komisioneve.”



