Rusët deri më tani kanë kanë rrëmbyer 106 persona në rajonin e Zaporizhzhia-s, mes të cilëve edhe 21 zyrtarë të pushtetit vendor. Ky lajm është raportuar nga administrata ushtarake rajonale.
Civilët e marrë peng nga ushtria e Federatës Ruse nga data 14 mars deri më 9 prill janë gjithsej 106, nga të cilët 63 persona vazhdojnë të mbahen peng, ndërsa 43 janë liruar. Mes të rrëmbyerve ishin 21 zyrtarë të pushtetit vendor dhe 2 gazetarë.



