
Çmimi i produkteve bazë për qytetarët ka njohur rritje të ndjeshme muajt e fundit. Tendenca shihet edhe tek frutat dhe perimet. Qytetarët i konsiderojnë të papërballueshme çmimet, ndërkohë nga ana tjetër tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse.



