Gjermania drejt mbylljes së spitaleve/ Ministri i shëndetësisë: Shkak, kriza energjetike

Gjermania drejt mbylljes së spitaleve/ Ministri i shëndetësisë: Shkak, kriza energjetike

“Kriza energjetike ka afruar rrezikun e falimentimit për shumë spitale dhe klinike private në Gjermani.”, kjo është deklarata e ministrit gjerman të shëndetësisë Karl Lauterbach, duke ngritur kështu një sinjal të ri alarmi për rrjetin e shërbimeve shëndetësore në vend.

“Nëse nuk reagojmë shpejt dhe realisht në mënyrë drastike, do të ketë mbyllje të objekteve shëndetësore. Hapat e radhës janë bisedimet për dhënien e më shumë ndihmave financiare federale për spitalet dhe klinikat me Ministrin e Financave Christian Lindner të martën.”, u shpreh Lauterbach.

Por ai nuk dha shifra për mbështetjen financiare të qeverisë.

“ Mbetet për tu parë sa do të jetë ndihma në këtë drejtim. Qeveria nuk mund të krijoj fonde të posaçme për çdo sektor.”

Federata Gjermane e Spitaleve i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të shmangur rrezikun e mbylljes së spitaleve.

“Sektori përballet me një boshllëk financimi prej rreth 15 miliardë euro për të përmbushur nevojat e tij materiale dhe energjetike për periudhën 2022-2023.”

Shteti gjerman me më shumë se 83 milionë banorë, sipas të dhënave nga mediat vendase ka gjithsej në funksion 1,900 spitale me një kapacitet total prej 490,000 shtretërish.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy