Astrologia Demollari sjell parashikimit Tarot për të 12 shenjat e muajit dhjetor

Astrologia Demollari sjell parashikimit Tarot për të 12 shenjat e muajit dhjetor

Astrologia Elena Demollari, edhe këtë të hënë, solli për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” parashikimin mujor përmes letrave Tarot.
Parashikimi i radhës vjen për muajin dhjetor, ku më me fat janë shenjat Demi, Peshqit dhe Gaforrja.

Dashi

Të shmangë sherret dhe debatet, sidomos në një konkurencë. Mund të ketë disa pengesa në dhjetor, por situata do të sqarohen.
Do të korrë sukses, por duhet të bëjë kujdes me miqësitë falso.
Për çështje ligjore, të konsultohet me avokat.
Ka udhëtime dhe tregti biznesi, duhet të ecë përpara, pa kthyer kokën pas.
Lajme të mira gjatë muajit dhjetor.

Demi

Mundësitë janë të mira për muajin dhjetor, por duhet kujdes në datat 1–15, pasi mund të ketë disa konflikte.
Të shmangë iluzionet e kota dhe të mos planifikojë shumë, sepse mund t’i prishen planet.
Ëndrrat do t’i vijnë si paralajmërim.
Ka të bëjë me persona autoritarë; nëse ka çështje institucionale, do të gjejë zgjidhje.
Vendosmëri dhe rritje ekonomike-financiare.

Binjakët

Nuhatja do të jetë e fortë dhe në përgjithësi situatat janë pozitive.
Universi do t’u sjellë mundësi të reja dhe qetësi shpirtërore.
Ka persona xhelozë përreth, por Binjakët do të tregojnë intuitë për të marrë vendime të mira.
Lajme pozitive dhe dalje fitimtare nga një situatë.
Konfuzion i lehtë për çështje profesionale.
Dikush është larguar nga jeta e tyre, çka ka sjellë pengesa, por stabiliteti po rikthehet.
Ngritje ekonomike-financiare.

Gaforrja

Ka karakter të fortë; duhet të japë forcë dhe kurajë vetes.
Manifestime pozitive gjatë muajit.
Rritje ekonomike dhe udhëtime të gjata, qoftë për punë apo qejf.
Mundësi për ndërrim shtëpie.
Dikush mund të përpiqet të lexojë mendimet e tyre dhe t’u japë energji negative, ndaj kujdes.
Ngritje financiare dhe një surprizë e bukur nga Universi.

Luani

Në rast se ka një amnisti, mund të marrë lajme çlirimi.
Mund të ketë pak bllokime mendore, por do t’i kalojë.
Kujdes nga tradhtia.
Ata që janë larg familjes ose në burg, mund të marrin lajme të mira.
Udhëtime të gjata dhe ndërhyrja e një personi të tretë në jetën e tyre.
Pak probleme shëndetësore, por në përgjithësi mirë.
Rritje ekonomike dhe stabilitet në dashuri.

Virgjëresha

Konflikte dhe debate të vogla.
Në kërkim të një drite që do të vijë, por duhet durim.
Pak vetmi, por në fund do të arrijnë atë që duan.
Situata të turbullta, por të përballueshme.
Kujdes nga materialistët.
Mundësi për partneritet, lajme të mira dhe cikle të reja pozitive.

Peshorja

Mos t’i bëjnë gjërat toksike.
Ka harmoni, edhe pse jo shumë stabilitet, por në fund do të ketë zgjidhje.
Përmirësim financiar dhe plotësim dëshirash.
Mund të kenë profesion të dytë dhe fitime të papritura.
Rrugët i kanë të hapura; energji më pozitive se më parë.
Ngritje ekonomike-financiare.

Akrepi

Dikush ka ndërhyrë në energjinë e tyre; mund të jetë person hakmarrës ose xheloz, madje edhe një femër.
Të shmangin konfliktet dhe konkurrencat.
Ngritje ekonomike, fillime të reja dhe dritë jeshile.
Karta pozitive e Diellit në Tarot i favorizon.

Shigjetari

Ngritje ekonomike pas pengesave që kanë pasur.
Dëshirat do të plotësohen dhe do të ecin përpara me stabilitet.
Udhëtim jashtë shtetit.
Çështjet e pronësisë do të marrin zgjidhje me fitim.
Dy përgjigje të rëndësishme do të vonohen pak.
Të besojnë intuitës së tyre.
Bizneset ecin shumë mirë.

Bricjapi

Një ndjenjë mërzie ose largimi nga dikush.
Edhe pse kanë pasur pengesa, do t’i kapërcejnë me sukses.
Pak konfuzion dhe lodhje, por Universi sjell dhurata të mira.
Sukses dhe ecje përpara.
Kujdes me miqësitë falso.
Dikush kërkon falje.
Dashuria e qëndrueshme.
Merkuri sjell ngarkesë emocionale, por fundi është pozitiv.

Ujori

Muaj i ngarkuar, por nuk duhet të marrin opinionet e të tjerëve si udhërrëfyes.
Rrugë e gjatë drejt qëllimeve, por me fitore.
Qetësi shpirtërore dhe udhëtime të gjata.
Në të gjitha drejtimet dalin të fituar.

Peshqit

Dashuri pasionante, me disa pengesa në partneritet.
Do të marrin një vendim që hap cikël të ri.
Të shmangin iluzionet dhe ëndrrat me sy hapur.
Kujdes nga persona me dy fytyra.
Ngritje ekonomike-financiare dhe ndryshime radikale.
Rilindje shpirtërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy