Avokati Idajet Beqiri tha në studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi për policët vullnetarë ka më shumë anë pozitive sesa negative dhe mbase kjo gjë mund të sjellë një ndërgjegjësim tek njerëzit e këtij vendit.
Duke vijuar Beqiri tha se policët vullnetarë nuk do të marrin rrogë, por do të trajtohen në të njëjtën mënyrë si ata policë që kryejnë një shërbim jashtë vendbanimit të tyre. Megjithatë, sipas Beqirit, policët vullnetarë mund të kenë bashkëpunim me krimin.
Nuk është gjë që nuk e kemi dëgjuar më parë. Ka ekzistuar, madje dhe në kohën e regjimit. Ishin atëherë grupet vullnetare pranë Policisë së Shtetit që e kryenin këtë detyrë. E kishin dëshirë të madhe të bëheshin. Nuk kishin të bënin me sigurimit, ishin të tjerë ata bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.
Në realitet këtë gjë, qytetarët e botës, qytetarët europianë e bëjnë pa qenë në struktura të tillë. E bëjnë vetë qytetarët. Nuk e di nga e kanë marrë këtë gjë. Duke jetuar një kohë relativisht të mjaftueshme në Perëndim kam konstatuar, që këtë gjë e bëjnë qytetarët. Qytetarët e vendit atje janë polici. Kur shohin që dikush po grindët, apo kalon me të kuqe në semafor i denoncojnë. Këtu ka indiferentizëm të jashtëzakonshëm dhe kjo po e vret shoqërinë. Ne nuk jemi bashkëpunues me policinë. Në pallat konstatojmë ulërimë që më vonë kanë çuar dhe në krim dhe themi çfarë duam ne. Jemi jashtëzakonisht mbrapa qytetërimit botëror. Ky akt mbase çon tek ajo që t’i ndërgjegjësojë qytetarët e këtij vendi, që të shtohemi që ta konsiderojmë vendin tonë, qytetin, lagjen, tonën sikur është familja jonë. Të punojmë për sigurinë e jetës. Ka anë negative, po më shumë shoh anë pozitive. Dominon ana pozitive. Ata njerëz që do shkojnë aty, do mësohen që në jetën tonë ka dhe punë vullnetare. Vullnetarizmi do nxitur.
Policia e Shtetit do ta ketë ndihmë këtë gjë. Do të përzgjidhen. Do të zgjidhen ata që kanë figurë të pastër, ata që në rrethin familjar nuk duhet të ketë të dënuar. Nuk duhet të ketë brenda rrethit familjar konflikte që kanë elementë hakmarrjeje. E dyta duhet të jenë me shkollë të mesme. Duhet të bëjnë kursin tek Akademia e Policisë. Jo vetëm mësimin e gjërave bazike, por duhet të kalojnë testin e besueshmërisë. Edhe sikur 50 të tillë t’i shtohen policisë, është në të mirën tonë. Nuk do marrin rrogë, por është parashikuar që ata do trajtohen siç trajtohen siç trajtohet një polic kur bën një shërbim jashtë vendbanimit të tij.
Policët marrin dietën. Nuk kanë rrogë, por do të kenë shpërblime.
Do sulmohet shumë kjo strukturë se do jenë me uniformë. Do të kenë dhe një dokument. Privilegji i tyre është që mund të ndërtojnë marrëdhënie me botën e krimit dhe mund të përfitojë. Ekziston rreziku i komprometimit, por s’duhet të kemi frikë.



