
Votuesit holandezë mbështesin Partinë Laburiste të Frans Timmermans, e cila sipas exit-polleve është renditur e para në zgjedhjet e mbajtura dje për Parlamentin Europian.
Votimi për zgjedhjet europiane, që nisi dje në Holandë dhe Britani, shihet si test për qeverinë liberale të kryeministrit Mark Rutte, i cili sipas projeksioneve të votës mban vendin e dytë, ndërsa ata që pritej se do të kishin më shumë mbështetje, he djathta populiste nën siglën e Forum voor Democratie (FVD), duhet të kënaqet me vetëm 3 vende. Ndërkohë, Partia e Lirisë (PVV) e Geert Wilders kalon nga 4 në 1 vend.
Një sukses i papritur për laburistët e udhëhequr nga Frans Timmermans, zv.presidenti i parë i Komisionit Evropian dhe kandidati kryesor i socialistëve dhe demokratëve për të pasuar Jean-Claude Juncker, ngrihen duke u kthyer në një pengesë reale ndaj frontit euroskeptik dhe antiemigrantë të Baudet. Megjithatë, populistët e Holandës kanë hapur garën e partive simotra në Evropë, pasi pritet rezultati që do të dalë nga kutitë e vendeve që do të kenë përfunduar procesin e votimit deri në fund të ditës së diel.
Populisti Baudet, një lider ekstravagant dhe antikonformist që flet latinishten poston foto gjysmë nudo në Instagram, drejton një formacion të ri politik, i lindur rreth dy vjet më parë, pasi “gëlltiti” edhe partinë e Wilders, i cili është tashmë aleati më i afërt.
Holanda përfaqësohet në PE me 26 vende. Dje për Parlamentin Europian kanë votuar edhe britanikët, por për shkak të një ligji në vend, atje nuk kryhen exit-polle.
Ndërkohë, ditën e sotme do të zhvillohet votimit për zgjedhjet europiane në Irlandë dhe Republikën Çeke, të shtunën do të vijojnë Letonia, Malta dhe Sllovakia, ndërsa të dielën të gjitha vendet e tjera të BE-së.



