Detajet nga atentati në Shkodër/ Viktima, i afërmi i personit të shpallur në kërkim për tentativë vrasje

Detajet nga atentati në Shkodër/ Viktima, i afërmi i personit të shpallur në kërkim për tentativë vrasje

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmë Shkodrën.

Viktima është Erion Xhenja, 19 vjeç, i cili është qëlluar me breshëri plumbash, ndërkohë që ishte duke parë një ndeshje futbolli në një lokal në Bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Në vendngjarje janë gjetur mbi 30 gëzhoja, çka dëshmon brutalitetin e atentatit.

Ndërkohë mësohet se viktima Erjon Xhenja ishte i afërmi i Sehar Xhenjes, i cili është shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasjeje ndaj Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. 

Sehar Xhenje, 25 vjeç ka qëlluar me armë zjarri së bashku me Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, dhe Shkëlzen Xhenje, 29-vjeç, Taulant Pepaj. Objektivi i tyre arriti t’u shpëtojë plumbave ndërsa ata u shpallën në kërkim nga policia.

Ndërkaq, viktima 19 vjeç, dyshohet se është qëlluar nga persona në një motoçikletë, të cilët kanë zbrazur një breshëri plumbash në drejtim të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy