Sot firmosen 16 marrëveshje të reja mes Shqipërisë dhe Italisë, mbledhje e përbashkët mes dy qeverive

Sot firmosen 16 marrëveshje të reja mes Shqipërisë dhe Italisë, mbledhje e përbashkët mes dy qeverive

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim në Romë nga homologia italiane Giorgia Meloni. Rama ka udhëtuar drejt Romës me 10 ministra për të zhvilluar mbledhjen e parë mes dy qeverive, ku pritet të firmosen 16 marrëveshje të reja. 

 

AXHENDA 

-Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
-Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve.
-Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

Ministrat që do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar janë:

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku;
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali;
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari;
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu;
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu;
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala;
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj;
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja;
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj;
dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy