Diamanti i rrallë në ngjyrë rozë pritet të arrijë 38 milion dollarë në ankand

Diamanti i rrallë në ngjyrë rozë pritet të arrijë 38 milion dollarë në ankand

Një diamant jashtëzakonisht i rrallë, me ngjyrë rozë, i cili u zbulua nga një minierë në Rusi pritet të vlersohet deri në 38 milionë dollarë kur të dal në ankand më 11 nëntor, tha të hënën shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Guri i çmuar, 14.83 karat, i quajtur “Shpirti i Trëndafilit”, do të dalë në shitje në Zvicër muajin tjetër, më shumë se tre vjet pasi u zbulua në një minierë në verilindje të Rusisë.

Duke marrë emrin nga baleti rus i vitit 1911 “Le Specter de la rose”, xhevahiri u pre nga një diamant edhe më i madh i përafërt.

Sipas Gary Schulet, kryetar i sektorit të bizhuterive të Sotheby, veçantia e diamantit është madhësia dhe ngjyra e tij. Po ashtu, ai i përket një nëngrupi të rrallë të diamanteve që përmbajnë pak ose aspak azot.

“Ndodhja e diamanteve rozë në natyrë është jashtëzakonisht e rrallë në çdo madhësi. Vetëm një përqind e të gjithë diamanteve rozë janë më të mëdha se 10 karat ”, tha Gary Schuler.

Në vitin 2017, një diamant rozë 59.60 karat i njohur si Ylli Rozë u bë xhevahiri më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand kur ai u shit për 71.2 milionë dollarë në Sotheby’s në Hong Kong.

Diamanti është ekspozuar në Hong Kong, Singapor dhe Taipei para se të dalë në ankand në Gjenevë më 11 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy