Ankesa të shumta vijnë nga qytetarët për barnat e rimbursueshme. Ata shprehen se barnat që përfitojnë nuk janë cilësore dhe nuk japin efekt, ndërsa ato që blejnë kundrejt pagesës kanë efekt të menjëhershëm. Sipas qytetarëve shumë barna të cilat janë jetike për ta, çmimi i të cilave shpesh herë është shumë i lartë, nuk janë pjesë e listës së medikameneteve të rimbursueshme.
Ndërkohë në datën 1 Maj pritet të publikohet edhe lista e re e barnave për vitin 2016.



