Gjinekologia Keta: Perimenopauza, simptomat që paralajmërojnë menopauzën

Gjinekologia Keta: Perimenopauza, simptomat që paralajmërojnë menopauzën

Gjatë perimenopauzës dhe menopauzës, femrat përballen me ndryshime të forta hormonale që ndikojnë në të gjithë organizmin.

 Mjekja gjinekologe Mimoza Keta, për shikuesit e programit “Zgjohu me MCN”, shpjegon shenjat e para që paralajmërojnë nisjen e perimenopauzës, e cila është faza e parë drejt menopauzës natyrale.

Sipas mjekes Keta, menopauza është një fazë normale e jetës së një gruaje dhe duhet të kalojë natyrshëm. 

Përpara largimit përfundimtar të menstruacioneve, trupi kalon në një fazë përgatitore, të quajtur perimenopauzë, ku shfaqen ndryshime të rëndësishme hormonale.

Nëse një grua deri rreth moshës 49-50 vjeç ka pasur cikle të rregullta dhe me fluks normal, ndryshimet e papritura në cikël janë një nga shenjat e para paralajmëruese. 

Gjatë moshës 40-50 vjeçare, menstruacionet mund të bëhen më të bollshme, më të pakta, mund të shfaqen dy herë në muaj ose të mungojnë për 3-4 muaj. Edhe kohëzgjatja e tyre ndryshon, gjë që e bën gruan të drejtohet te mjeku. 

Shenja kryesore e kësaj periudhe janë afshet e nxehta, një ndjesi e papritur nxehtësie që nis nga kraharori dhe ngjitet në pjesën e sipërme të trupit, duke krijuar shqetësim edhe gjatë aktivitetit të përditshëm. Përveç tyre, shfaqen edhe pagjumësia (zgjime të shpeshta gjatë natës, ndjesi nxehtësie e ftohtësie), dhimbje në duar dhe këmbë, si pasojë e uljes së kalciumit nga kockat, tharje vaginale, infeksione urinare më të shpeshta, ndryshime në gjirin e gruas, ku gjëndra e gjirit fillon të shndërrohet në dhjamore, rritje e rrezikut për probleme në qafën e mitrës, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë, mund të bëhen serioze. 

Të gjitha këto tregojnë se gruaja po hyn në periudhën e perimenopauzës, e cila vazhdon deri në momentin kur ndodh “menstruacioni i lamtumirës”, pra kur cikli ndalon përfundimisht.

Nëse për një vit rresht nuk vijnë menstruacionet, atëherë kjo do të thotë se ka filluar tashmë periudha e menopauzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy