Dy liderët e koalicionit qeverisës kanë zhvilluar një tjetër takim këtë të premte në ambientet e “Vilës 31”. Të pranishëm në takim ishin disa ministra si dhe kryetarët e grupeve parlamentare. Pas takimit, i cili zgjati 90 minuta, Ministri Arben Ahmetaj deklaroi se në fokus të takimit kanë qënë zhvillimet ekonomike.



