Të mërkurën janë ethet finale të derbit shqiptar Tirana-Partizani që luajnë për të katërtën herë brenda vitit duke premtuar spektakël si brënda fushës së lojës ashtu dhe në shkallët e stadiumit.
Një derbi krejtësisht ndryshe nga tre të parët, pasi këtë herë do të vendosë shumë për objektivat sezonalë të të dyja ekipeve, me bardheblutë qe pretendojnë të shkojnë në Kupat e Europës, ndërsa Partizani për të vijuar garë deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion.
TemA Tv ka përgatitur një kronikë për rëndësinë që ka kjo përballje.



