
Orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin tonë janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës rihter.
Sipas EMSC lëkundjet janë ndjerë në orën 01:53 dhe kishte thellësi 5 kilometra, dhe me epiqendër 19 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës.
Sipas IGJEUM epiqendra ka qenë në Greqi, 23 km larg nga Kakavija.
Nga lëkundjet nuk është raportuar për dëme materiale.



