Kina njoftoi këtë të premte, se po kryente stërvitje ushtarake me Rusinë në jug të territorit të saj.

“Të dy ushtritë filluan stërvitjet “Joint Sea-2024” në fillim të korrikut, dhe pritet të zgjasin deri në mes të këtij muaji”, tha Ministria kineze e Mbrojtjes.
Këto stërvitje në det dhe në ajër rreth Zhanjiang, një qytet në provincën Guangdong të Kinës jugore, synojnë të demonstrojnë vendosmërinë dhe aftësitë e të dy palëve për t'u përballur së bashku me kërcënimet ndaj sigurisë detare dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin global dhe rajonal.
“Këto manovra po zhvillohen në përputhje me planin vjetor të angazhimit ushtarak të Pekinit dhe Moskës”, saktëson ministria.



