Moti i keq godet Athinën, pas zjarrit reshjet e shiut përmbysin kryeqytetin helen (VIDEO)

Moti i keq godet Athinën, pas zjarrit reshjet e shiut përmbysin kryeqytetin helen (VIDEO)

Kryeqyteti grek nuk po gjen qetësi, pasi një stuhi e fortë goditi Athinën të enjten në mesditë duke kthyer rrugë në periferitë veriore të kryeqytetit helen në lumenj.

Policia ka mbyllur disa nga rrugët kryesore në Kifisia dhe Nea Erythrea, pasi rrëketë e ujit kanë bërë që kushtet e lëvizjes të jenë të rrezikshme.

Shërbimet Kombëtare Meteorologjike paralajmërojnë se fenomene të tilla natyrore do të mbulojnë gjithë zonën duke e bërë operacionin e kërkimit edhe më të vështirë.

Ndërkohë makinat janë zhytur në ujë në bashkinë e Marousi në veri të Athinës.

Të mërkurën, shërbimi meteorologjik grek lëshoi ​​një paralajmërim urgjent, duke parashikuar shira të forta dhe stuhi që prekin pjesë të Greqisë, duke përfshirë zonën më të madhe të Athinës.

Rreshjet ka sjellë probleme të mëtejshme për qytetarët dhe aktualisht është përmbytur një parking në zonën Kifisia. Zjarrëfikësët kanë marrë telefonata nga qytetarët që u nevojitet ndihmë. Sipas parashikimeve të meteorologëve moti për 2  ditet e ardhshme do vijojë i paqëndrueshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy