Për Hygerta Sakon, moderatoren e emisioneve sportive, trajneri i Kombëtares Syvinjo është një person shumë karizmatik dhe punëtor i cili e kuptoi shumë mirë se çfarë i karakterizon shqiptarët si popull dhe e shfrytëzoi për të arritur rezultate shumë të mira.
Në emisionin “Bilardo në MCN”, Sako tha se për të, por edhe sipas statistikave, Sylvinjo është trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Kur Greqia ishte shpallur kampione Europe dhe ne e mundëm ka qenë një festë spektakolare. Pjesa e ndeshjes me Serbinë zgjoi patriotizmin akoma dhe më shumë sepse realisht po trajtoheshin shumë keq djemtë tanë dhe gjithë stafi në Serbi. Pastaj erdhi kualifikimi, pati një rënie shumë të madhe në kohën e Panuçit dhe Rejas. Në kuptimin që Kombëtarja jo gjithmonë ka qenë në nivelin e lartë që të ketë gjithmonë tifozët. Ndjenja e shqiptarisë ka pasur uljet dhe ngritjet e veta.
Suksesi që pati Kombëtarja jonë me këto kualifikuese sigurisht që zgjoi interesin e shumë tifozëve.
Skuadra jote, qoftë Kombëtarja, qoftë skuadra e zemrës në Shqipëri, nuk mbështetet vetëm në momentet që është mirë, por edhe në momente që është keq. Duhet të jesh aty dhe ta duartrokasësh me shpirt dhe kur humbet.
Ndeshja e fundit ishte shumë e dobët, ndoshta na bëri dëm arritja e kualifikimit që në Moldavi. Po të mos e kishim arritur ndoshta do të shihnin një ndeshje tjetër. Të mos harrojmë që ishin ndërruar 5 lojtarë, edhe faktin që kishim një skuadër modeste përballë nuk ka shumë motiv.
Sylvinjo është shumë karizmatik. Ka një karrierë të jashtëzakonshme si futbollist, nuk ka ndonjë karrierë kaq të jashtëzakonshme si trajner. Silvinjo është shumë punëtor. Të gjithë tregojnë që hyn i pari në zyrë dhe del i fundit, ka shkuar, ka takuar të gjithë lojtarët atje ku luajnë, ka biseduar me ta, i ka takuar dhe familjarët. Nuk ka punuar vetëm në aspektin teknik, por ka punuar dhe në aspektin psikologjik. Sylvinjo kuptoi shumë mirë atë që ne na karakterizon, karakteristikën që kemi ne si popull dhe e shfrytëzoi. Jo se nuk kishim rezultate me Panuçin dhe Rejën, po n.q.s. se më parë futeshin 11 luanë në rrugë, filluan të luanin pa shpirt, sikur nuk ishin shqiptarë.
Sylvinjo ka kthyer frymën e grupit, janë lojtarë që japin 120%. Mori Hasanin, është basti i Silvinjos për ta kthyer në Kombëtare dhe po ia shpërblen ka bërë një punë shumë të mirë, i mbështetur dhe nga stafi i tij, por edhe nga Federata. Për mua është një trajner dhe me statistika është trajneri më i mirë që kemi pasur.



