
Juristi Julian Kola deklaroi në studion e emisionit “FactCheck” se ekspozimi i qytetarëve dhe gjimnazistëve ndaj grupeve kriminale që shpërndajnë drogë ka ardhur në rritje.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Kola tha se institucionet duhet të koordinojnë informacionin që kanë me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.
Qytetarët kanë qenë të ekspozuar dhe gjimnazistët, është një fenomen që ka ardhur në rritje. Nga strukturat e policisë nuk ka pasur masa shtrënguese për parandalimin e këtij fenomeni. Ky fenomen shqetësues ka ndikuar në pjesën më të madhe të qytetarëve pasi informacioni ka qenë i shtrirë në kohë. Organizatat kriminale e kanë parë si treg fitimprurës.
Ky informacion nga strukturat e policisë duhet të bëhet i koordinuar me një sërë institucionesh, shkollat duke i sensibilizuar nxënësit, si dhe me masat parandaluese me një rrjet oficerësh që duhet të marrin informacione në terren. Faktet kanë treguar që një sërë agjentësh janë përfshirë në lojëra të dyfishta.
Ky fenomen është i përhapur në të gjithë territorin. Edhe Kamza si një nga qytetet që arrin 100 mijë banorë ka peshën e vet. Janë dhe zona më pak të kontrolluara dhe më të varfra nga ana ekonomike. Edhe qytetet turistike, edhe në ato zona është e mirëorganizuar. Organizatat zhvendosen. Grupi i strukturuar ka disa tipare si vazhdueshmëria, organizmi. Është kompetencë e prokurorit të identifikojë nëse janë organizata kriminale, apo bashkëpunime të rëndomta.
Më tej, Kola tha se intensiteti i SPAK ka ardhur në rritje dhe se ka filluar të ndihet ushtrimi i ndjekjes penale.
Mendoj që zyrtari i bashkisë së Bulqizës është njeri politik pasi është i zgjedhur. Prokuroria nuk është nxituar, ka pasur përgjime, kontrolle për të arritur në një operacion final. Para ligjit jemi të barabartë të gjithë. Prokuroria nuk mund të thotë që kemi prioritet të anashkalojmë peshqit e vegjël e të merremi me të mëdhenjtë.
Kohët e fundit kemi një shtim të veprimtarisë sa i përket hetimeve të veprave penale të një sërë kategorie zyrtarësh, duke filluar nga pushteti vendor, por dhe në nivel të lartë si ajo e ish zv.kryeministrit.
Drejtuesi i SPAK harton dhe politika penale, sa i përket prioriteteve dhe ushtrimit të dosjeve që janë lënë në harresë. Kontrollet janë veprime, provat do merren në banesë, institucione. Ai është zyrtar që është larguar nga detyra dhe kjo vështirëson më shumë marrjen e provave. Ndaj Ahmetajt është regjistruar procedimi penal kohë më parë. Nuk duhet paragjykuar SPAK për shkak se dosjet kanë kohën e vet, janë subjekte të vështira. Nuk janë vepra ordinere. Intensiteti i SPAK ka ardhur në rritje, ka filluar të ndihet ushtrimi i ndjekjes penale. Pritshmëritë e publikut janë duke u rritur.



