
Pano Soko nga 'Nisma Thurje' në MCN Live ka komentuar për nisjen e hetimit pasur të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të cilin u shpreh se koha e tij politike ka mbaruar.
Ai tha se aktualisht jemi në fazën e tretë atë të hetimit pasuror, ndrësa theksoi se Rama me këto zhvillime ka të drejtë për ta shkarkuar kryetarin e bashkisë.
Sipas tij Rama do që plagën që po i krijon Veliaj ta mbyllë shumë shpejt që qytetarët në zgjedhjet e 2025 të kenë harruar kush ëhstë Veliaj.
Ne kemi qenë këtu dhe më përpara dhe e kemi diskutuar pozicionin politk të Erion Veliaj dhe vazhdoj të mbështes tezën se koha politike e Veliajt ka marrë fund politikisht pavarësisht produkteve të SPAK apo GJKKO që do trajtohen.
Besoj se implikimi në kaq shumë afera korruptive me dyshime të arsyeshme për Veliajn që është përfshirë në këto afera si 5D dhe inceneratori dhe rasti i ri sepse nuk e dinim që prokurri Olsi Dako ka qenë duke hetuar Veliajn dhe ka avancuar kaq shumë.
Është në të drejtën e vetë SPAK të mos të japë detaje për hetimin e kryer nga prokurori Dako i cili duket se ka avancuar kaq shumë sa ka shkuar te pasuria ku hetohet pasi ka ndodhur shpërdorimi i detyrës, është bërë korrupsioni dhe jemi te faza e tretë ku kanë shkuar lekët.
Dako ka avancuar kaq shumë me hetimet sa ka arritur të vërtetojë se Veliaj e ka shpërdoruar detyrën, është bërë korrupsioni dhe tani po hetohet se ku kanë shkuar këto paratë. E gjithë kjo minimalisht duke besuar dhe te profesionalizmi duket se të dhënat e arsyeshme janë që Veliaj është i përfshirë në aferën korruptive dhe kjo do të thotë se Veliaj ka mbaruar politikisht.
Më tej ai shtoi se nga informacionet që disponon dhe pse jo zyrtarisht diskutohet se Minsitri i Jahstëm Igli Hasani ëhstë duke marrë disa detyra lidhur me drejtimin e qarkut Tiranë. Sipas tij, Veliaj pa Partinë Socialiste nuk është asgjë.
Ministri i Jahstëm Igli Hasani ka marrë një detyrë praktike, por është një informacion jo zyrtar që Igli Hasani po merr disa detyra në drejtimin e qarkut të Tiranës, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Fakti është se Rama është para një dileme shumë të fortë sepse Veliaj i është kthyer në kosto PS sot. Ajo që më bën përshtypje mua është kur konsiderohet Velaij si faktor politik pa PS, por kjo për mua nuk qëndron.
Veliaj nuk është filiz i rritur në atë parti është i marrë dhe ai pa Partinë Socialiste nuk është asgjë. PS po të mos ketë ato mekanizmat që ne i dimë si patronazhistët, grupet kriminale etj Veliaj hiqe-zhvishe nuk ndryshon asnjë votë.
Rama do që plagën që po i krijon Veliaj do dojë ta mbyllë shumë shpejt dhe unë e besoj se do e mbyllë shumë shpejtë. Rama do veprojë menjëherë mund ta shkarkojë dhe do dojë që ta mbyllë shpejtë e shpejtë këtë plagë që në zgjedhjet e 2025 njerëzit të këna harruar kush është Veliaj. Fati i Erion Veliajt politik ka mbaruar punë.



