Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Genoa të Italisë për vjedhje në banesa. Grupi kishte në shënjestër kryesisht banesat në lagjet e pasura.
Në pranga u vunë Gjon Ndou, 34 vjeç, Ermal Xhemaj, 31 vjeç dhe Kristjan Ndoj, 25 vjeç.
Ata akuzohen se janë autorët e grabitjeve në shumë banesa të Genoas dhe periferi, duke hyrë kryesisht nga dritaret.
Tre shqiptarët dyshohen si autorë të një sërë grabitjesh të kryera që nga viti 2015, ndërkohë që hetimet kishin nisur në dhjetor të vitit 2016.



