Shehaj shpalos platformën: Nëse zgjidhem kryetar i PD, nuk ka bashkëqeverisje me Ramën

Shehaj shpalos platformën: Nëse zgjidhem kryetar i PD, nuk ka bashkëqeverisje me Ramën

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, doli për herë të parë para mediave si kadidat për kreun e PD-së.  

Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD.

Shehaj tha se konkurrimin nuk e sheh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që kërkojnë që partia të jetë partia e anëtarëve.

Shehaj përjashtoi mundësinë e bashkëqeverisjes me Ramës, nëse zgjidhet kryetar.

Nëse zgjidhem kryetar i PD, nuk do të ketë bashkëqeverisje.

Shehaj tha se përballë Edi Ramës duhet një njeri krejt ndryshe prej tij.

Basha nuk është lider i korruptuar. Përballë Edi Ramës duhet një njeri krejt ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar.

Ndëtsa për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA, Shehaj nuk pranoi të bënte komente.  

Jemi të vetëdijshëm që lideri historik i PD ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit. Për shpalljen non grata nuk kam koment.

Shehaj tha se bindjen për të kandiduar e bazon në bindjen se Lulzim Basha nuk e çon dot PD-në në fitore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy