Moti sot/ Alternime kthjellimesh e vranësirash

Moti sot/ Alternime kthjellimesh e vranësirash

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime (diell) kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht Ultësirës Perëndimore. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar.

Nga orët e para të mëngjesit  deri pasdite reshjet e shiut do të jenë të përqendruara në veri të vendit me intensitet të ulët dhe lokalisht reshje në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

 Pas orëve të mbrëmjes reshjet e shiut parashikohet të rifitojnë sërish intensitet dhe të shpërndahen në të gjithë territorin.  Reshje dëbore me intensitet të ulët në majat e maleve në veri-verilindje të vendit.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET

Temperaturat në °C

Sigla

Shkodër

6/12

Diell re shi

Kukës

4/7

Re shi borë

Lezhë

5/12

Diell re shi

Dibër

4/6

Re shi borë

Durrës

8/17

Diell re shi

Tiranë

9/16

Diell re shi

Elbasan

6/14

Diell re shi

Berat

9/17

Diell re shi

Vlorë

10/16

Diell re shi

Korçë

4/7

Re shi borë

Gjirokastër

5/15

Diell re

Sarandë

10/17

Diell re

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy