
Më shumë se 1,300 persona u arrestuan në të gjithë Rusinë të mërkurën për pjesëmarrje në protestat mbarëkombëtare kundër luftës, pas urdhrit për rekrutime të drejtpërdrejta në ushtri, raporton CNN.
Shefi i Kremlinit Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të qytetarëve në luftën me Ukrainën.
Policia arrestoi protestuesit në 38 qytete në Rusi të mërkurën, sipas shifrave të publikuara pak pas mesnate nga grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info.
Disa nga protestuesit e arrestuar nga policia u dërguan drejtpërdrejt në ushtrinë ruse.
Njëri nga të arrestuarit është kërcënuar me ndjekje penale për refuzimin e rekrutimit.
Qeveria ka thënë se dënimi për refuzimin e draftit tani është 15 vjet burg.



