
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se është absurde se si Serbia është në programin “Partneriteti për Paqe” i NATO-s, kur nuk synon integrimin e shpejtë në aleancë.
Kryetarja e shtetit theksoi se po punohet që të binden katër shtetet që s’e njohin Kosovën, që të mos pengojnë anëtarësimin e kësaj të fundit në aleancë.
Jemi duke punuar me SHBA dhe vende të tjera të NATO-s që të binden edhe ato 4 shtete të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos na pengojnë. Po përballemi me situatë absurde ku shtete si Serbia apo Bjellorusia janë në PFP përkundër që janë anti-NATO dhe nuk kanë synim për anëtarësim, kurse Kosova që e ka formuar shtetin me ndihmën e NATO-s akoma nuk e ka marrë një ftesë të tillë. Besoj se shtetet janë të bindura qe këto vendime duhet të shihen nga prizmi i sigurisë dhe nëse shihen nga ky Kosova e ka merituar moti të hyjë në NATO”.



