Shkëlqimi dhe rënia e Emma Corleone, gruas së një mbreti droge

Shkëlqimi dhe rënia e Emma Corleone, gruas së një mbreti droge

Emma Coronel Aispuro kishte një jetë magjepsëse në Neë York, duke shijuar paratë nga martesa e saj me mbretin e drogës Joaquin Guzman Loera, aka El Chapo. 

Pastaj ajo u arrestua dhe u burgos në Virxhinia. Por çfarë ndodhi me mbretëreshën e botës së karteleve të drogës?

Dritaret e burgut janë në formë drejtkëndëshe dhe qelia është tepër e vogël. Kushtet e burgut janë një kontrast i mprehtë me jetën e dikurshme që ajo kishte.

Brenda, thotë avokati i saj Mariel Colón Miro, ajo lexon romane, "romantike", për të kaluar kohën.

Disa muaj para se të arrestohej, ajo kishte në plan të niste një linjë veshjesh, të quajtur El Chapo Guzman. (Çifti njihet për stilin e tyre në Meksikë dhe vajza e tij gjithashtu ka bërë një hov në modë duke përdorur emrin e tij.

Kur fola me të në New York gjatë gjyqit të burrit të saj në 2019, ajo kishte veshur bizhuteri dhe një orë të shtrenjtë.

Pastaj në fillim të këtij viti, Coronel, 31 vjeçe, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Virxhinia dhe u akuzua se ndihmoi bashkëshortin e saj në drejtimin e kartelit të drogës “Sinaloa”. Guzman, 64 vjeç, tani po vuan një dënim të përjetshëm në Kolorado.

Joaquin Guzman Loera, also known as "El Chapo" is transported to Maximum Security Prison of El Altiplano in Mexico City, Mexico on January 08, 2016.

Zyrtarët e FBI thanë se Coronel bashkëpunoi për të shpërndarë kokainë dhe ndihmoi në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

Ndërkohë ende nuk është përcaktuar një datë për gjyqin e saj. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dërgohet në burg për gjithë jetën.

Duke lënë mënjanë çështjen e fajit ose të pafajësisë, analistët që studiojnë botën e trafikut të drogës thonë se Coronel gdhendi një rol të pazakontë për veten e saj. Ajo ishte një figurë publike, një sipërmarrëse dhe një roje që ndihmonte për të kontrolluar se kush përpiqej ti afrohej burrit të saj ndërsa ai ishte duke drejtuar kartelin.

Tradicionalisht, gratë e trafikantëve të drogës shihen si "objekte seksuale" dhe me "pa ambicie", thotë Cecilia Farfán-Méndez, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Coronel ishte ndryshe: "Ajo tregoi se gratë mund të mbajnë pozicione të pushtetit".

Emma Coronel Aispuro walks out of Brooklyn Federal Court on July 17, 2019 after her husband's sentencing

Drejtimi i një karteli është një punë e rrezikshme.

Derek Maltz, një ish agjent që merret me çështjet e drogës në SHBA, thotë: "Kur jeni në këtë punë, ose do të kapeni ose do të vriteni".

Coronel veshi një fytyrë të guximshme, me planet e saj për një kompani mode, por hetuesit federalë ishin drejt goditjes së tyre. Ndërsa Maltz thotë: "Bota po shembej rreth saj, muret po rrënoheshin".

Burimi: BBC Përshtati:MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy