Sefa: Manifaktura duhet transformuar dhe rinovuar që të shpëtojë veten

Sefa: Manifaktura duhet transformuar dhe rinovuar që të shpëtojë veten

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa tha në studion e MCN Economy se prodhimi nuk sjell kthim të shpejtë dhe të madh të investimit, por është më i qëndrueshëm dhe afatgjatë. 

Sipas Sefës, manifaktura duhet transformuar dhe rinovuar që të shpëtojë vetveten,

Jemi shkëputur nga treguesit bazë makroekonomikë. Jemi në një flluskë financiare sa i përket çmimeve të ndërtimit. 

Tregtia dhe shërbimi, krijojnë sektorin e shërbimit, kanë të bëjnë me turizmin. Transporti dhe ndërtimi lidhen me njëri-tjetrin. Ai që është sektori më shpresëdhënës, manifaktura është në zbritje. Nuk është vetëm në këtë periudhë. Ka disa 6 mujorë që është në zbritje. Edhe ndërtimi ka disa vite që është në rritje. Tregtia dhe transporti kanë luhatje. Kjo ka të bëjë me strukturën e ekonomisë. Kemi një ekonomi që është orientuar tërësisht nga shërbimi, jo më kot i mëshojmë turizmit, dhe në pjesën e shërbimit jemi drejtuar drejt ndërtimit. Nuk mund të ndërtosh pafund. Në ndërtim ti do e ndërtosh, do e shesësh dhe aty mbaroi. 

Nuk është çështje dembelizmi sesa e kushteve të krijuara. fitimi i shpejtë të zë sytë dhe mendon se është gjithçka. Fakti që kreditimi është orientuar drejt ndërtimit, fakti që lejet e ndërtimit janë liberalizuar si dhe rritja e kërkesës për turizëm, ka bërë që të duket vetëm se ky është sektori që sjell kthimin e investimit, prodhimi nuk sjell kthim të shpejtë dhe të madh, por është më i qëndrueshëm dhe afatgjatë. 

Nëse po flasim për ta shpëtuar manifakturën në këtë formantin që është, kjo nuk është më konkurruese në treg. Nuk do të thotë që kjo manifakturë që ka këtë eksperiencë dhe këto vite pune të mos transformohet apo të rriten në zinxhirin e vlerës. Nëse rriten në zinxhirin e vlerës dhe shkon drejt ‘made in Albania’ apo një cikli të plotë, atëherë jo vetëm që do jem konkurruese por do gjejmë avantazhin tonë krahasues afatgjatë meqë po hyjmë në tregun e BE-së. 

Manifaktura duhet transformuar, rinovuar dhe kështu shpëton vetveten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy