Ndërsa ish kreu i antimafias italiane në Leçe, Cataldo Motta i pranishëm në Tiranë ka folur për situatën e kanabisit në Shqipëri, kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla duket se ka qenë i shqetësuar në lidhje me grushtin e shtetit në Turqi. Ky i fundit deklaroi se ka dyshime që disa persona fshihen në Shqipëri dhe për këta po bëhen verifikime.



