Studimi: Tetë nga 10 adoleshentë kalojnë dy muaj në vit në rrjetet sociale

Studimi: Tetë nga 10 adoleshentë kalojnë dy muaj në vit në rrjetet sociale

8 nga 10 adoleshentë, të moshave 11 deri në 18 vjeç kalojnë përafërsisht dy muaj në vit në rrjetet sociale, mesatarisht katër orë në ditë. 


52% e adoleshentëve janë përpjekur të zvogëlojnë qëndrimin në rrjetet sociale apo përdorimin e smartphone, por pa sukses. 


33% e përcaktojnë përdorimin që i bëjnë smartphone-it si "i tepruar".


Këto janë të dhënat që dalin nga një studim i kryer  nga Observatori Shkencor i organizatës jofitimprurëse 'Social warning-Movimento Etico Digitale', në periudhën kur pandemia e Covid-19 ka rritur përdorimin e smartphone-ve si e vetmja mënyrë komunikimi me botën jashtë.


''E vetmja mënyrë për të shmangur varësinë ndaj smartphone është edukimi dixhital edhe në klasë" shpjegon Davide Dal Maso, thelemuesi i kësaj organizate jofitimprurëse.


Sipas hulumtimit, të rinjtë zhbllokojnë telefonët e tyre smarphone mesatarisht 120 herë në ditë për ta përdorur dhe për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre.


Në këtë studim vihet re se të rinjtë përdorin telefonat e tyre deri natën vonë, për të dëgjuar muzikë, bashkëbiseduar, apo për lojra dhe në rastin kur ndërpriten nga ky proces mund të bëhen agresivë dhe të bërtasin. 


Këto shenja tregojnë varësinë që krijohet prej rrjeteve sociale apo edhe prej vet smarphone. 


Për të kuruar varësinë dixhitale, shpjegon De Maso, zgjidhjet janë  dy: të zhvillojmë ndërgjegjësimin për këtë çështje tek të rinjtë dhe të rriturit dhe të promovojmë një urë midis tyre përmes projekteve të arsimit dixhital që lejojnë ide për reflektime dhe veprime praktike në familje, të tilla si " shikoni kohën e përdorimit të telefonave inteligjentë dhe vendosni "pa zona smartphone" në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy