"Gjenerata Z e ardhmja e këtij vendi", Kola: Protesta s’ka një kokë dhe një fund, është e të gjithë qytetarëve

"Gjenerata Z e ardhmja e këtij vendi", Kola: Protesta s’ka një kokë dhe një fund, është e të gjithë qytetarëve

Aktivistja Iris Kola ka deklaruar se protesta qytetare nuk ka nevojë për një drejtues apo përfaqësues të vetëm, pasi, sipas saj, ajo u përket të gjithë qytetarëve dhe duhet të mbetet një lëvizje spontane e udhëhequr nga vetë pjesëmarrësit.

 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kola theksoi se drejtimi i protestës është në duart e qytetarëve dhe se ky karakter nuk duhet të ndryshojë.

 

Protesta nuk ka një kokë dhe një fund. Nuk ka nevojë për përfaqësues, sepse është e të gjithë qytetarëve. E kam thënë edhe më parë, drejtimin e protestës e kanë qytetarët të gjithë bashkë. Si organizimi i tubimit, ashtu edhe pankartat që mbahen në protestë janë në dorën e popullit dhe kështu do të vijojnë të jenë deri në fund.

 

Aktivistja bëri edhe një krahasim me periudhat e mëparshme të tranzicionit, duke theksuar se brezi i sotëm është më i informuar dhe më i vetëdijshëm për të drejtat e tij.

 

Sot nuk keni përballë një gjeneratë të rinjsh që sapo kanë dalë nga diktatura, që nuk kanë lexuar dhe nuk dinë asgjë për botën. Kjo protestë nuk ka nisur nga Gjenerata Z, por duhet të vazhdojë edhe për të. Ne jemi të parët që prekemi nga problemet e këtij vendi dhe jemi e ardhmja e tij. Pikërisht për këtë arsye duhet të ngremë zërin.

 

Ajo shtoi se angazhimi i saj në protestë lidhet me kërkesën për të drejtat qytetare dhe shprehu bindjen se të rinjtë do të vijojnë të jenë pjesë aktive e kësaj lëvizjeje.

 

Unë kam dalë atje për të kërkuar të drejtat e mia. Gjenerata Z do të vijojë të jetë pjesë e protestës, sepse është brezi që do të jetojë me pasojat e vendimeve që merren sot dhe nuk mund të qëndrojë indiferent.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy