
<p>Forcat ruse përdorën një raketë të Koresë së Veriut në sulmin e mbrëmshëm kundër rajonit të Kievit, i cili vrau një burrë dhe djalin e tij katërvjeçar, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Telegram.</p> <p>“<em>Sipas informacioneve fillestare, rusët përdorën një raketë të Koresë së Veriut dhe ishte një tjetër sulm terrorist i qëllimshëm kundër Ukrainës</em>”, thuhet në mesazh.</p> <p>Ekspertët vazhdojnë të punojnë për të përcaktuar detajet e sakta të raketës.</p>



