Gënjeu Kuvendin/ GJKKO urdhëron procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ Alban Toro

Gënjeu Kuvendin/ GJKKO urdhëron procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ Alban Toro

GJKKO ka urdhëruar sot procedim penal ndaj avokatit dhe anëtarit të KLGJ, Alban Toro. Vendimi për Alban Toron është dhënë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi me dyshimin se Alban Toro, anëtar i KLGJ, falsifikoi dokumentet kur u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Toro u padit në SPAK nga Shoqata e Avokatëve, por Prokuroria e Posaçme vendosi mosfillimin e procedimit penal.

Sipas akuzës Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin.

Sipas ligjit anëtari i KLGJ duhet të ketë 10 vite pune avokat pa ndërprerje.

Toro ka falsifikuar të dhënat, që kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit si avokat 10 vite pa ndërprerje, ashtu siç është përcaktuar në ligj. Duke iu referuar të dhënave të qendrës kombëtare të biznesit rezulton se Alban Toro nga data 02 Mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat për afro 1 vit e gjysmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy