
Gripi ka qenë shkaktar i dy vdekjeve ditët e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ndërkohë, këtë të hënë një person i tretë ka humbur jetën dhe që dyshohet po për shkak të gripit. Përmes thirrjes për të shmangur panikun, Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se deri tani janë 18 mijë të prekur nga gripi dhe intesiteti është në rritje.



