
Prej afro 2 muajsh kuvendi zhvillon online mbledhjet e komisioneve parlamentare, një procedurë e paparashikuar në rregulloren e kuvendit. Shumica e mbledhjeve zhvillohen pa praninë e opozitës, dhe projektligjet kalojnë pa debat dhe në mënyrë të përshpejtuar. Opozita paralajmëron padi në kushtetuese, ndërsa Afrim Krasniqi nga Instituti I Studimeve politike ngre shqetësimin për cenimin e standardeve të parlamentit.



