Kriza energjetike në Kosovë, Tomorri: Shqipëria s’ka kapacitet të eksportojë, por mund t’i ofrojë një sasi të caktuar (VIDEO)

Kriza energjetike në Kosovë, Tomorri: Shqipëria s’ka kapacitet të eksportojë, por mund t’i ofrojë një sasi të caktuar (VIDEO)

Përtej krizës energjitike, Kosova sipas gazetarit Klodian Tomorri ka nevojë të shtojë burimet e energjisë. Në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV, Tomorri tha se Shqipëria nuk ka kapacitete që të eksportojë dhe nuk ka as rezerva, ndërkohë që shtoi se ajo që kryeministri paralajmëroi është fakti që Shqipëria mund t’i ofrojë një sasi të caktuar energjie Kosovës që qytetarët të mos e kalojnë në errësirë Vitin e Ri.

“Ende nuk dihet se sa mund të jetë sasia që mund ti ofrohet, por nuk bëhet fjalë për eksport energjie sepse nuk e ka Shqipëria atë kapacitet”, tha Tomorri.

Intervista:

Klodi, dua një vlerësim tëndin pse kjo situatë krize energjetike në Kosovë dhe a ka një panoramë të ngjashme me Shqipërinë të paktën sa u takon shkaqeve?

Tomorri: Për sa kohë është krizë globale i prek të gjitha vendet, por disa vende janë të pozicionuara më mirë. Por Kosova është përtej krizës, ka nevojë të shtojë burimet e energjisë. Kosova e prodhon energjinë nga linjiti, por linjiti është ndotës dhe jo miqësor me ambientin dhe duke pasur parasysh masat për këto energji duket se ka qenë pengesë për TEC-e të reja me linjit. Për shkak se kërkesa për energji është në rritje dhe kapacitetet qëndrojnë po aty e bën Kosovën importuese neto dhe kriza përkthehet në krizë energjie rritje çmimi. Fakti që Kurti tha ose të vëmë ndërprerjen ose të rrisim çmimin do të thotë që është e vështirë. Kaskada e Drinit në Shqipëri kanë treguar situatë ndryshe. Kriza pati impakti dhe vendi e mori goditje pasi qeveria shënoi 150 milionë euro për të marrë energji por nuk shkuan në ndërprerje apo rritje çmimi të energjisë.

Ne patëm një komunikim me Ministrinë e Infrastrukturës, nga e cila na u tha se Shqipëria i ka të kufizuara mundësitë për të eksportuar energji në Kosovë. Mund të zgjidhej kjo krizë me ndihmën e Shqipërisë?

Tomorri: Shqipëria nuk ka kapacitete që të eksportojë dhe nuk ka as rezervë. Ajo që kryeministri paralajmëroi është fakti që Shqipëria mund ti ofrojë një sasi të caktuar energjie Kosovës që qytetarët të mos e kalojnë në errësirë vitin e ri. Ende nuk dihet se sa mund të jetë sasia që mund ti ofrohet, por nuk bëhet fjalë për eksport energjie sepse nuk e ka Shqipëria atë kapacitet.

Kohët e fundit opozita ka ricikluar akuzat për ligjin e investimeve strategjike si një ligj klientelist. Cilat janë pasojat që ka prodhuar ky lidh dhe cili ka qenë roli i opozitës?

Tomorri: Ligji është përdorur si instrument për të grabitur tokat më të lakmuara të bregdetit dhe është përdorur për ndërtimin e apartamenteve dhe vilave dhe janë shitur, privati ka përfituar she shteti nuk merr asgjë. Nuk merr rritje të aktivitetetit pot tjetërsim të pronës publike dhe asnjë benefit financiar. Kjo ka qenë oponenca ndaj këtij ligji pasi janë provuar shumë raste kur ligji është përdorur për të vjedhur tokën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy