Hapja e listave/ Rama paralajmëron Bashën: Mos na provokoni, na lini të votojmë (VIDEO)

Hapja e listave/ Rama paralajmëron Bashën: Mos na provokoni, na lini të votojmë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha , i cili tha se PS-ja doli pro hapjes së listave dhe ndalimin e koalicioneve që shkaktoi furtunë në kampin e PD.

Rama shprehet se nuk do të tërhiqet nga vendimi i listave të hapura, ku sipas tij do u japë mundësi qytetarëve të votojnë për deputetin e tyre dhe jo vetëm për partinë.

"Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s'donim e s'duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t'u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë...", shkruan Rama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy