Pak ditë më parë, në listat e LSI-së për deputetë ra në sy mungesa e emrit të Spartak Brahos. Emri i Brahos doli në listat e PS-së për Tiranën.
Mesa duket pakënaqësia për këtë fakt nuk ka qenë e vogël. Kjo duket në një bisedë që Braho ka bërë me një tjetër emër të njohur të LSI-së disa vite më parë, Ndre Legisi.
Përgjimi i bisedës së tyre është publikuar nga ish-kryeministri Berisha.
Në bisedën telefonike dëgjohet deputeti Braho duke thënë, “Rama (Edi Rama) më mori në telefon në mëngjes. E kishe kënaq atë, më tha. Të hodhi poshtë Luan Rama. Po mirë e bëri i thashë unë”.
Më tej ai shton në vijim të bisedës, “Ilirin e mbajta unë gjallë, ti e di shumë mirë. E ushqeja me bajame”.
Biseda e publikuar nga Berisha, mes Spartak Brahos dhe Ndre Legisit
Ndre Legisi: Nuk është halli jonë ky.
Spartak Braho: Është halli i tyre.
Ndre Legisi: Halli i atyre është.
Spratk Braho: Nga greva e urisë ikët të gjithë ju. Edhe unë që ngela.
Ndre Legisi: Vetëm Iliri.
Spartak Braho: Ilirin (Meta) e mbajta unë gjallë, ti e di shumë mirë. E ushqeja me bajame.
Ndre Legisi: Unë e di, gjithë jetën këtë kemi bërë.
Spartak Braho: Ça ke bërë ti, mirë?
Ndre Legisi: Unë mirë. Ça me bo kot.
Spartak Braho: Rama mori në telefon në mëngjes.
Ndre Legisi: E di e di, fola unë në telefon me të, nga ora 11:20.
Spartak Braho: E kishe kënaq atë, më tha mua. Të hodhi poshtë Luan Rama. Po mirë e bëri i thashë unë.
Ndre Legisi: S’ka problem ajo punë.



